Denaj pret homologun kosovar: 87 mijë të papunë në Maj-Qershor! Reçiça: Të unifikohet tregu i punës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj  gjatë një një takimi bilateral me Ministrin e Punëve dhe Çështjeve Sociale të Kosovës, Skënder Raçica tha se gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna.

Sipas Denajt, 119 mijë biznese ishin aktive deri në fund të korrikut, ndërsa fasoneritë dhe kryesisht ata që  janë në prodhim janë sektorët më të goditur nga pandemia e COVID-19. Gjithashtu edhe turizmi  ishte ndër më të goditurit nga mungesa e turistëve për shkak të masave të marra nga shumë shtete për ndalimin e udhëtimeve.

Përveç papunësisë që u rrit në gjatë periudhës maj-qershor, në  gusht numri i të punësuarve u rrit me 3 mijë më shumë se sa përpara pandemisë.

Ne vijmë pas dy goditjesh tërmeti dhe pandemia dhe është miratuar skema e punësimit duke subvencionuar. Taksa progresive mbi pagat ka lehtësuar barrën, ku 80% e qytetarëve kanë përfituar . Edhe në mandatin e tretë do t’i qëndrojmë fort taksës progresive . Në gusht 3 mijë më shumë të punësuar se para pandemisë. Në statistika nuk duket se numri i bizneseve është ulur”, tha Denaj.

Ministrja Denaj në fjalën e saj theksoi se sipas parashikimeve rritja ekonomike në vitin 2021 do të jetë 5% për vendin.

Në takimin që pati me homologun kosovar, Skënder Reçiça, Denaj deklaroi se po punohet për një formalizim sa më të madh të ekonomisë, në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërsa, ministri kosovar Reçiça tha se është rënë dakord për marrëveshje punësim- arsim.

Anila Denaj: Duhet të formalizojmë tregun e punës. Neve na kërkohet që të kemi rezultate deri në fund të muajit dhe mbetem besim-plotë se do ia dalim të kemi sukses.

Skënder Reçiça: Për ne është kënaqësi për ne të jemi në Shqipëri. Diskutova me zonjën Denaj për shumë çështje që prekin punëtorët. Diskutuam temat që na shqetësojmë. Ne do tentojmë që të lehtësojmë jetën e një qytetari në Podujevë me atë të Vlorës, atë të Gjakovës me të Elbasanit etj.

Ne duam të nënshkruajmë marrëveshje për unifikim të tregut të punës. Pas kësaj marrëveshje, qytetarët tanë do kenë më shumë mundësi për studim profesional dhe për punësim. Zyrtarizimi i marrëveshjes përafron Shqipërinë dhe Kosovën me BE-në.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT