Dialogu Kosovë-Serbi/ Në sallën e diskutimeve e pranishme dhe Ivanka Trump

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti Serb, ALeksandër Vuçic, u takuan sot në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa gjatë diskutimeve duket se ka qenë prezente dhe vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.

Lajmin e bëri të ditur President Serb, i cili tha pas takimit se IvankaTrump kishte qenë prezente në tryezë, por se kishte qëndruar vetëm për pak minuta.

“Jam i kënaqur me gatishmërinë e delegacionit të Beogradit dhe jam mirënjohës me pritjen dhe vëmendjen e kushtuar nga SHBA, pavarësisht se takimi nuk ishte i lehtë. Të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të administratës Trump ishin të pranishëm. Gjithashtu edhe Ivanka Trump erdhi, por nuk qëndroi gjatë”, ka thënë Vuçiç.

Takimi në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë u mbyll mbrëmjen e sotme, ndërsa kryeministri Hoti tha se nesër pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet e shteteve gjatë dialogut.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT