Dita e parë e shkollës/ Konfirmohen me Covid 2 mësues në Korçë, preken edhe punonjës të Gjykatës

Teksa vijojnë të rritet ndjeshëm numri i të infektuarëve me Covid-19, disa raste të reja janë konfirmuar në Korçë.
Sipas raportimeve të fundit janë konfirmuar pozitivë dy mësues në Korçë, kjo në ditën e parë të shkollës.
ABC mëson se ata nuk kanë shkuar sot në shkollë. Ndërkohë 4 mësues të tjerë që kanë pasur kontakte me ta janë karantinuar dhe presin përgjigjen e tamponëve.
Mësohet se dy mësuesit ushtrojnë detyrën e tyre në shkolla të ndryshme, njëri prej tyre punon ne një shkollë të mesme ndërsa tjetri një ciklin e ulët të një shkolle 9-vjeçare.
Po ashtu Covid-19 ka prekur dhe Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë . Sekretarja e gjykatës ka rezultuar pozitive si dhe 2 punonjëse të tjera të cilat ishin në një zyrë me të.
Janë marrë tamponet për 10 punonjës te tjerë që kanë patur kontakte, priten përgjigjet.