“Do të jetë kërcënuese për jetën”- Virologia kineze që u arratis në SHBA: Së shpejti prova që…

Deklarata e virologes kineze, e cila u arratis në Kinë, se vendi komunist kishte mbuluar shpërthimin e COVID-19 dhe se kishte prova që ai është krijuar në laborator, tronditën jo pak.

Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologjia tha se raportimet se COVID-19 e ka origjinën nga një treg në Whan janë të rreme dhe se ajo po planifikon publikimin e provave se virusi e ka origjinën në laborator, i krijuar nga njeriu.

“Sekuenca e gjenomit është si një shtypje e gishtit njerëzor, dhe bazuar në këtë ju mund t’i identifikoni këto gjëra.

Unë do t’i përdor këto prova për t’u treguar njerëzve pse kjo ka ardhur nga laboratori në Kinë, pse janë ata që i kanë bërë ato. Çdokush, edhe nëse nuk keni njohuri mbi biologjinë, do të jetë në gjendje ta lexojë atë, dhe ta kontrollojë dhe identifikojë dhe verifikojë vetë.

Është kritike ta kuptojmë, nuk mund ta neglizhojmë, do të jetë kërcënuese për jetën, për të gjithë”, tha ajo.

Ajo pretendoi se përpara se të ikte nga vendi i saj, informacioni i ishte fshirë nga bazat e të dhënave të qeverisë.

“Unë kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte kur bëra hetimin sekret, mendova do të flisja me mbikëqyrësin tim dhe ata do të bënin gjënë e duhur në emër të qeverisë. Por ajo që pashë ishte se askush nuk po i përgjigjej kësaj. Njerëzit janë të frikësuar nga qeveria, por kjo ishte diçka urgjente”, shtoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT