Dokumentari italian për Çamërinë: Historia e harresës së një populli të keqtrajtuar dhe mosmarrëveshjet për një çështje ende të pazgjidhur

Çamët dhe historia e tyre është në interes edhe të historianëve të vendeve të tjera, përveç atyre shqiptare dhe greke.
Për këtë temë, kanali historik në Yotube Nova Lectio, ka realizuar një dokumentar.
Në dokumentar thuhet se çamët, popullsi shqiptare e vendosur në Çamëri pësuan diskriminim më të ashpër nga regjimi Grek gjatë viteve 1930 dhe 1940, fillimisht nga qeveria e Pangalos dhe më pas nga ajo e Metaxas.
Nën udhëheqjen e Napoleon Zervas, një ish-kolonel grek në krye të EDES, çamët u bënë protagonistë të një drame të harruar dhe të fshehur.
Historiografia helene mohon atë që ka ndodhur, ndërsa ende sot shumë anëtarë të kësaj pakice etnike luftojnë për të njohur të drejtat e tyre, pavarësisht se kanë kaluar shumë dekada.
Në këtë dokumentar shihet më mirë historia e harresës së një populli të keqtrajtuar dhe mosmarrëveshjet për një çështje ende të pazgjidhur.
Për më shumë ndiqni videon: