Donald Trump pret në zyrën ovale Hotin dhe Vuçiç; më pas firmoset marrëveshja historike

Presidenti i SHBA donal Drump do të takojë pas pak minutash krerët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Këtë e bën të ditur ambasada e SHBA në Beograd, që sillet në eter nga Zëri i Amerikës në gjuhën angleze.
Siç bën të ditur ambasada e SHBA në Beograd, Trump do të takojë krerët e Kosovës dhe Serbisë në orën 17:00.
Ai më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në Dhomën e Roosevelt, të marrëveshjjes së përbashkët.
Takimi trepalësh do të mbahet në Zyrën Ovale, me praninë e një numri të kufizuar të gazetarëve.
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiç dhe Hoti do të takohen individualisht me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, në Departamentin e Shtetit.
Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, lëshuar sot në mëngjes, me kohën lokale të Shqipërisë, nuk ishte specifikuar se çfarë do të nënshkruhej, nëse ishte një marrëveshje apo çfarë do të përmbante marrëveshja, raportoi Zëri i Amerikës. @GazetaShqip