Dy pacientë me Covid-19 u hodhën nga Spitali, mjekja e Infektivit: Ka shumë faktorë që ndikojnë në sjelljen e tyre, truri nuk furnizohet me…

Mjekja e Infektivit Entela Kolovani duke iu referuar dy rasteve të pacientëve me Covid-19 që u hodhën nga Spitali dhe ndërruan jetë, tha se ka disa faktorë që ndikojnë në çrregullimin e sjelljes së tyre.

“Kam mjaft faktorë që mund të shoqërohen me një ndryshim psikologjik të këtyre pacientëve. Ne kemi pacienët që vijnë në gjendje më të rënduar në spital. Kur ka vlera të ulta të oksigjenit në gjak, organet vuajnë nga mungesa e tij. Të njëjtën gjë bën dhe truri. Ai vuan nga mungesa e oksigjenit. Kjo sjell ndryshim direkt të sjelljes. Mungesa e familjarëve gjithashtu, terapia intensive, ato që kanë dëgjuar më parë për këtë sëmundje, kemi ndryshime të sjelljes së pacientëve”, tha mjekja.

Në një intervistë për Neës 24, Kolovani shtoi se edhe telefonat celularë nuk i janë ndaluar asnjë pacienti por në momentin që ata kalojnë në terapi intensive ose oksigjenim nuk mund ta përdorin atë.

“Pacientët kur paraqiten për shtrim, kanë me vete dhe telefonat celularë që komunikojnë me familjarët. Në asnjë moment ne nuk i kemi penguar telefonat. Kur pacienti kalon në intensiv, e ka të pamundur të përdor telefonin dhe e ka po ashtu të pamundur të flasë me familjarët. Por ne kemi për cdo pacient numrin e familjarëve të tyre dhe flasim me ta”, shtoi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT