E quajti “shalqi me provë”, Basha shpërthen ndaj Ramës: O sharlatan, o palaço…

Lulzim Basha iu përgjigj nga një biznes fasonerie në Vorë kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e quajti kryedemokratin “shalqi me provë”

“Nuk është koha për tu fshehur pas batutave dhe sjelljeve prej palaçosh”, tha kryetari i PD, ndërsa i kërkoi qeverisë të aplikojë një plan masash ekonomike. në ndihmë të biznesit dhe qytetarëve.

“Sado të merren dhe shajnë opozitën me gjuhë rrugaçësh, të vërtetët nuk e zhdukin dot. Sipërmarrjet janë në kufijtë e mbijetesës. Plani ynë i rimëkëmbjes antiCOVID nuk është plani ynë elektroral, por thirrje për qeverinë në ikje, të ndalë vjedhjen dhe të çojë paratë tek qytetarët. Kemi propozuar çek 1 mijë euro për biznesin e vogël dhe 100 mijë lekë në muaj për pensionistët. Duhet një mekanizëm frymëmarrje për bizneset, garanci sovrane. Këto 6 muaj do jenë edhe më të vështirë. Është momenti të merren masat që nuk u morën në kohë. Nuk është koha për sharlatanizma dhe duke u sjellë si palaço. Të marrë përgjegjësitë për këto ditë që i kanë mbetur. Numri i të papunëve është rritur, tavolinat e shqiptarëve janë bosh. Sot njerëzit nuk kanë lekë”, tha kryedemokrati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT