E rëndë/ Hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit pacienti me COVID-19. Humb jetën në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje tek Spitali i Sanatoriumit, ku një pacient i infektuar me koronavirus është hedhur nga kati katërt.
Pacienti, një 65-vjeçar, nga Fushë-Kruja, ishte i shtruar prej dy ditësh në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë, por jo i intubuar.
Nuk dihen ende detaje rreth ngjarjes dhe as arsyet që e shtynë 65-vjeçarin të ndërmerrte këtë veprim.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë i një pacienti të infektuar me koronavirus që ndërmerr aktin e rëndë të vetëvrasjes.
Më 13 gusht, një 29 vjeçar i infektuar me COVID, Xhino Koca, në gjendje të rënduar psikologjike, u hodh po ashtu nga kati i tretë i Spitalit Shefqet Ndroqi, duke gjetur vdekjen në vend.