E rëndë/ Kufoma lihet 5 orë në dhomën e spitalit me pacientët e tjerë. Qytetari nxjerr foton

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kosovë, ku një kufomë është lënë prej pesë orësh në një dhomë spitali me pacientët e tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa rasti është denoncuar nga një qytetar, me një postim në facebook.
“Kosova jone e kalbun miq! Qe 5 ore kufoma n’dhome me plote paciente te tjere aty, kerkush nuk meret me kete pune! Mos lypni viza miq, po kapni koferat lshojeni kete ven sa ma shpejte qe keni mundesi!”, ka shkruar ai në rrjetin social, ku ka postuar edh foton e kufomës.
Ndërkohë, në një reagim pas ngjarjes, QKUK u shpreh se ishte Ministria e Shëndetësisë që duhej të merrej me rastin.