“Është momenti për të bërë një skaner të sistemit shëndetësor”, Dasho: Duhej që pacientët me Covid-19 të shtroheshin…

Specialisti i shëndetit publik, Erion Dasho, ishte ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania me emisionin “Shqipëria Live”. Teksa në studio po debatonin rreth faktit për të patur një psikolog në spital, ai u shpreh se në “Shqipëri është momenti për të bërë një skaner të sistemit shëndetësor”.

“Në të gjithë botën njihet pozicioni i psikologut. Ata që nuk e kanë provuar shtrimin në spital, e kanë të vështirë të kuptojnë se si është që të qëndrosh i mbyllur dhe të mos jesh i lirë të bësh veprimet e tua, e sidomos kur hy edhe frika e vdekjes. Psikologu klinik, është praktika e mirë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Por në Shqipëri ka nisur së fundmi dhe kjo bëhet vetëm sa për të kaluar radhën”, u shpreh Dasho.

Sipas mjekut, në sistemin e mirë shëndetësor Covid-19 është një sëmundje si gjithë të tjerat. “Në Shqipëri fatkeqësisht u fokusua gjithçka në spital, por duhej që pacientët me Covid-19 të kuroheshin edhe në shtëpi apo në spitale rajonale, aty ku kanë pranë të afërmit e tyre dhe ka më pak të infektuar. Vetëm ata që ishin rëndë duhej që të shkonin në spitalet e Tiranës. Disa pacientë mund të kuroheshin në spitalin ku mund të njohë mjekët dhe ka të afërmit pranë, pacienti e ka më të lehtë që të shtrohet dhe të kurohet”, vijoi Dasho.

Sipas tij, në spitalet gjermane nuk shkojnë të afërmit që të vizitojnë të afërmit e infektuar me Covid-19. “Edhe Italia kur ishte në kulmin e pandemisë, mjekët kishin dy orë në dispozicion që lëviznin më një mjet komunikimi në dorë që të lidh

Back to top button
LAJMET E FUNDIT