“Europa do shohë një tetor të ashpër”- paralajmëron OBSH, numër rekord rastesh globale ditore

Numri i infeksioneve ditore në të gjithë botën arriti një rekord të ri, me 307.930 infeksione të reja të konfirmuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Më shumë se 5,500 vdekje të reja u regjistruan gjithashtu, duke e çuar totalin global në 917,417.
Rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në tre vende, me 94,372 në Indi, 45,523 në SHBA dhe 43,718 në Brazil.
Lajmi vjen ndërsa një zyrtar i OBSH-së ka paralajmëruar se Evropa ka të ngjarë të shohë një rritje të numrit të vdekjeve ditore në tetor dhe nëntor.
“Do të bëhet më e ashpër … në tetor, nëntor, ne do të shohim më shumë vdekshmëri,” i tha sot agjensisë së lajmeve AFP, drejtori i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge.