Familja Cakoni/ Reagon Meta: Mjaft me bullizëm qeveritar! Shqiptarët s’meritojnë fyerje e papërgjegjshmëri

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rastin e familjes Cakoni, e cila ka humbur dy pjesëtarë të familjes në tërmetin tragjik të 26 nëntorit.
Me një shënim në facebook, ku ka publikuar videon e postuar më parë nga Grida Duma, Presidenti Meta shkruan se shqiptarët në nevojë, “nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë”.
Duma ka publikuar shqetësimin e familjes Cakoni, ku humbën jetën vajza dhe kryefamiljari, ndërsa kryefamiljarja, Manjola Cakoni tha se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Ndërkohë, sot PD publikoi dëshminë e Manjola Cakonit, ku ajo shprehej se pas intervistës së dhënë në televizion dikush e kishte marrë nga kryeministria, telefonatës i ishte përgjigjur nëna e saj, ndërsa i ishte thënë”: Turp të ketë Manjola!” .
Postimi i plotë:
MJAFT me bulizëm qeveritar!
Transparenca dhe dialogu janë detyrime të patjetërsueshme!
Në mungesë të humanizmit, ndihmës dhe përkrahjes shtetërore, shqiptarët në nevojë nuk e meritojnë edhe arrogancën, fyerjen dhe papërgjegjshmërinë!
Solidaritet me zonjën Manjola Cakoni dhe familjen e saj!