Fëmijët kërkojnë shpëtim në Siri/ Daja i Eva e Endrit Dumanit dridhet i tëri, apeli drithërues që bën

Sot para kryeministrisë është zhvilluar një protestë për fëmijët që kërkojnë shpëtim nga kampet siriane.

Qytetarë të shumtë, përfshi të afërm dhe familjarë të fëmijëve që kanë mbetur në kampet siriane kanë bërë thirrje drejt kryeministrisë që shteti t’i kthejë ato tek familjet e tyre.

Drithërues ishte fjalimi i dajës së Eva e Endrit Dumanit, dy fëmijëve që ndodhen në Siri, i cili nuk mund të përmbante dot emocionet.

Duke u dridhur i tëri ai i bëri apel shtetit për ndihmë që të rikthente sa më shpejt në atdhe të mbeturit në Siri.

“Nuk dihet si gdhihen e ngrysen, a kanë ndërgjegje këta njerëz që fëmijët e tyre i çojnë në shkollë, ndërkohë që fëmijët e tjerë janë të burgosur në kampin Al Hol. A do angazhohet shteti për ta apo do i braktisë?,” thotë ai.

Me pankarta në duar, protestuesit kërkojnë që shtetit të marrë masa dhe të rikthejë fëmijët pranë familjeve të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT