Festë në Beograd pas deklaratës së Grenell: Trump, më miqësor me serbët

Mediat serbe e kanë përkthyer deklaratën e Richard Grenellit për keqmenaxhimin 20- vjeçar të problemit të Kosovës, si një përmbysje në politikën e jashtme amerikane. Deklarata e Grnell për një radio serbe në Çikago ka qenë në Beograd një zhvillim i rëndësishëm për ta dhe po komentohet papushim.

Dragomir Andjelkoviç, një analist i njohur politik në Serbi, thekson se në Beograd duhet të festohet. “Që nga administrata e Klintonit, SHBA ka marrë në mënyrë jo kritike anën e shqiptarëve të Kosovës. Ata vetëm e thelluan problemin, i cili u kthye në një bombë me sahat në BE”m thotë Andjekloviç, qëndrimi i të cilit bëhet e ditur nga portali i Kremlinit Sputni.

Grenell, në fakt nuk specifikoi se çfarë donte të thoshte Trump kur e dha këtë qëndrim. Andjelkoviç beson se Trump në mënyrë të qartë, në këtë mënyrë, dënoi politikën e Amerikës për këtë çështje, e cila u ndoq në periudhën e mëparshme.

“Sigurisht, Uashingtoni nuk mund të bëjë papritmas një kthesë nga ajo që bëri administrata e atëhershme e SHBA, por Trump është i vetëdijshëm se këto janë korniza të këqija dhe se diçka duhet të ndryshohet. Unë mendoj se deklarata e tij është shumë e favorshme për ne, sepse referon, të paktën në mënyrë retorike, ndaj asaj që Amerika i bëri Serbisë në lidhje me Kosovën “, është i bindur Andjelkoviç.

Bashkëbiseduesi i Sputnik shton se kjo nuk do të thotë që Shtetet e Bashkuara do të heqin dorë nga njohja e Kosovës, sepse ata kurrë nuk do të krijojnë një ndërprerje në lidhje me politikën e tyre, edhe kur ajo është rrënjësisht e ndryshme në raport me administratën e mëparshme.

“Pra, ata nuk do të anulojnë politikën e paraardhësve të tyre, por ne mund të presim më shumë mirëkuptim për palën serbe dhe një gatishmëri për të arritur një kompromis në një moment. Por ne nuk mund të presim lëvizje radikale të tilla si largimi nga koncepti i  “Kosova e pavarur “, theksoi Andjelkoviç.

Një gabim tjetër lidhet me sjelljen e Amerikës pasi mori kontrollin mbi Kosovën, sepse ajo nuk bëri asgjë për të krijuar një kornizë ligjore.

“Kjo është, ata e lanë atë zonë të bëhet territor mafioz dhe më në fund, ata e njohën atë si një shtet. Në vend që të bien dakord për një model që do të kënaqte serbët, ndarjen e Kosovës apo diçka tjetër … Kështu i dhanë ata shqiptarëve atë që dëshironin, dhe tani është e vështirë për dikë që t’i bindë të bëjnë ndonjë kompromis ”, vëren Andjelkoviç.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT