“Filloi fushata” / Kryemadhi flet për takimin me Metën: Ja çfarë i bëra të qartë

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka folur për mediat pas takimit të zhvilluar me presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi deklaroi se LSI është gati të pranojë çdo datë që do vendosë Kreu i Shtetit, duke theksuar fort se është mjaft e rëndësishme që të bëhen zgjedhje të liria e të ndershme.

“Dua të theksoj që për LSI zgjedhjet duhet të ishin bërë që para dy vitesh. Nuk është çështje date, por për të pasur zgjedhje te lira dhe të ndershme.

I bëmë të qartë presidentit se LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret të presidentit që është kushtetues dhe do marrë pjesë në çdo proces zgjedhor që do u garantojë shqiptarëve atë qeveri europiane.

Mendoj se gjë më të rëndësishme sesa tu japësh shqiptarëve një datë, është të bëhen zgjidhje të ndershme”, deklaroi ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT