“Firmose që nesër”, mjeku-Ramës: Ç’ndodhi me bonusin për stafin në vijën e parë të luftës?

Mjeku i njohur, Artan Koni, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” në lidhje me premtimet e kryeministrit Edi Rama, të bëra pak ditë më parë te Spitali Infektiv për rritje të konsiderueshme pagash për gjithë personelin mjekësor shqiptar, që prej muajsh po përballet me koronavirusin.

Në postimin e tij, Koni i drejtohet Ramës duke e pyetur se pse nuk i rrit rrogat që nga nesër, kur sipas tij, ka më pak mjekë.

Mesazhi i mjekut Koni:

Edi Rama premton rritje pagash per personelin mjekesor.

1- kur ke eksod kaq te madh mjekesh, padyshim qe rrogat e atyre qe mbeten mund t’i rrisesh pa influencuar buxhetin.

2- meqe kemi eksod, perse ben premtim fushate? Pse jo qe neser? Ke me pak mjeke, buxhetin e shendetesise e ke njesoj…rriti qe neser psh.

3- cfare ndodhi me bonusin e premtuar per stafin ne vijen e pare te luftes kunder COVID, apo e perdoren ata qe shkuan me charter per t’u kuruar jashte shtetit??

Mos bej më premtime boshe, beje fakt te kryer, firmos nje VKM…qe neser !!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT