Foto me Trump/ SHBA ndez përplasjen e egër Moskë-Beograd”: Show apo realitet?!

Takimi i Shtëpisë së Badhë ndërmjet Presidentit Trump, atij të Serbisë Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdulah Hotit, ka provokuar një përplasje të fortë verbale të paprecedentë ndërmjet zyrtarëve të Rusisë dhe Serbisë.
Tonet dhe përmbajtja e kësaj përplasje është aq kuptimplote sa nëse është e vërtetë, problemet mes Vuçiç e Putin janë shumë serioze, ose e gjitha kjo është një spektakël.
Polemika e ministrit serb, drejtuar zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ka qenë mjaft e dhunshme pas ironisë së rëndë që Maria Zaharova ka bërë me presidentin serb.
Dhe këtë polemikë Sputnik-u i Kremlinit në gjuhën serbe e publikon edhe me një shënim të tijin. Sipas Sputnikut, në Rusi, rrjetet sociale “digjeshin” nga pamjet qesharake të Vuçiçit, i cili deklaroi se nuk shihte asgjë të keqe se ku dhe si ishte ulur.
“Unë isha ulur përballë Trump, gjithmonë i ulur përballë bashkëbiseduesit tim. Kështu kam biseduar me të gjithë “, tha Vuçiç.
Ai tha se librat mbi të drejtën diplomatike dhe konsullore tregojnë gjithashtu se si tregohet fuqia dhe dominimi i vendeve më të forta, “dikur ata e reklamuan atë me ulërimën e luanëve, dhe sot duke vendosur dikë tre hapa më lart”.
Megjithatë, postimi i zëdhënëses së Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, shkaktoi një stuhi të vërtetë në rrjetet sociale, e cila ironozin Vuçiçin duke e ftuar të bënte kavalkatën e famshme të Sharon Stone në filimin “Basic Instict”.
Ministri besnik i Vuçiçit në qeverinë serbe, kreu i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, i cili njihet edhe si zëdhënës i pashpallur i presidentit serb ka vendosur një mesazh që duket në fakt një qëndrim i ri politik i Beogradit, duke nxjerrë të palarat e problemeve të Vuçiç me Putin.
“Imagjinoni që presidenti nuk tha asnjë fjalë të shëmtuar kundër Rusisë, madje as kur ishte atje. Dhe imagjinoni që presidenti priti një orë (në këmbë) e ca prapa derës për t’u pritur nga homologu i tij rus dhe kurrë nuk kërkoi një karrige të veçantë. Unë nuk ju lejoj të sulmoni Serbinë krenare. Turp për ju!” shkroi Gjuriç.
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin gjithashtu foli, duke thënë se Vuçiç ishte i vetmi burrë shteti në Evropë që refuzoi të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ftoi në Beograd komandantin e ushtrisë me të cilën forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë bashkëpunimin më të lartë dhe të frytshëm.
“Madhësia e një njeriu nuk matet nga madhësia e karriges në të cilën ai është ulur ose madhësia e Fuqisë në emrin e së cilës ai flet, por nga madhësia e guximit për të mbrojtur njerëzit e tij dhe miqtë e popullit të tij në çdo karrige”, tha Vulin.