FOTO/ Rikthimi i nxënësve në shkolla mes konfuzionit, vështirësi në respektimin e distancimit social

Nxënësit janë rikthyer sot në banka, por realiteti i ri e ka bërë jo pak të vështirë këtë fillimi viti shkollor.
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë një sërë udhëzimesh dhe rregullash që duhet të shoqërojë nxënësit, mësuesit e prindërit, por duket se kjo ka shkaktuar konfuzion.
Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, prindër e nxënës kanë “dështuar” ne respektimin e rregullit për distancimin fizik.
Sipas udhëzimit, distanca fizike nga një person te tjetri duhet të jetë një metër e gjysmë, por prindërit janë grumbulluar në oborret e shkollave, ndërsa shoqëronin fëmijët e tyre.