FOTO/ Shugurimi ipeshkvnor i Imzot Arjan Dodaj bën bashkë politikën shqiptare

Shugurimi ipeshkvnor i Imzot Arjan Dodaj ka bërë bashkë sot disa nga figurat kryesore të politikës shqiptare.
Në katedralen katolike “Shen Pali”, ku u zhvillua një meshë e shenjtë, ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ministri Sandër Lleshaj, e po ashtu edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë, në meshën e shenjtë mungoi kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar sot drejt Athinës, ndërsa pritet të zhvillojë edhe një takim me homologun grek, për të diskutuar rreth çështjes së kufirit detar.