FotoLAJM/ Provokon Spartak Ngjela: Valle e bukur çame. Forcë dhe heroikë. Shpejt do ta kërcejmë në Filat!

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka publikuar një foto, e cila ka në sfond një kërcimtar çam me fustanellë.

Ngjela provokon teksa thotë se shqiptarët pyesin se kur do ta kërcejnë në Filat, zemrën e Çamërisë.

Përgjigjen e jep po vetë Ngjela, duke thënë se së shpejti.

“Valle e bukur çame. Forcë dhe heroikë…

Shqiptarët patriotë pyesin: kur do ta kërcejnë këta këtë valle heroike në Filat?

E shpejtë do të jetë…”, shkruan Ngjela në rrjetin social.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT