FOTOT/ Kush është “luani” shqiptar që dridhi dje maqedonasit, pas thirrjeve raciste

Personi që shihni në foto po komentohet gjërësisht në rrjetet sociale, pasi zmbrapsi grupin e tifozëve maqedonas “Komiti” të cilët provokuan një grup dasmorësh shqiptarë me thirrjet “shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.
Grupi i të rinjve provokoi kolonën e dasmorëve shqiptarë, të cilët kalonin me vetura dhe motoçikleta në mesditën e të shtunës në vendbanimin Gjorçe Petrov.
Por ndërhyrja e këtij të riu, që po cilësohet si “Luani” bashkë me disa shqiptarë të tjerë, bëri që të rinjtë maqedonas t’ia mbathin pa zhurmë.
Pas publikimit të videos në facebook, policia ndërmori një aksion, duke arrestuar 16 persona.