Gjiknuri ultimatum opozitës: Sillni propozimet, jemi të gatshëm të punojmë 24 orë

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ka deklaruar se nëse opozita nuk sjell propozimet për ndryshimet kushtetuese brenda afatit të caktuar, do t’i kalojë ato në mënyrë të njëanshme.

Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të vijë me propozime konkrete, duke marrë si shembull draftin e sjellë nga përfaqësuesja e opozitës paralamentare, Rudina Hajdari.

“Organi konsultativ nuk mund të mbajë peng organin vendimmarrës. Opozita duhet të vijë me propozime konkrete. Letrat që sjell opozita janë vetëm për të minuar procesin. PD po tenton të pengoje zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri tha se listat janë të hapura 100% dhe koalicionet nuk ndalohen, por do aplikohet një skemë e re.

“Kushtetuta ka ndryshuar, nuk mund të humbasim kohë. Ne sollëm propozimin tonë, nuk mund t’u pëlqejë, por propozimet duhet të vijnë me shkrim, jo me studio. I thash merrni kohë, shkruani draftet e sillini por tentativa si këto janë për të minuar këtë proces për të bllokuar hyrjen në fuqi. Kemi një emergjencë kohore, dhe do vijojmë të mirëpresim. Procedura në parlament ka nisur ne jemi të gatshëm për të punuar 24 orë, kur të duan ata” u shpreh Gjiknuri.

Ditën e sotme opozita ka paraqitur një letër që i kanë dërguar OSBE-ODIHR ku i drejtojnë 5 pyetje, për të cilat shprehen se kërkojnë një përgjigje sa më të shpejtë. PD pyet OSBE nëse mund të ndryshojnë rregullat e lojës ndërkohë që procesi zgjedhor ka nisur zyrtarisht.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT