Gjukanoviç kërcënon Mitropolitin: Nëse ndërton kishën e mbretit serb, do e rrëzojmë!

Milo Gjukanoviç del nga  “streha” ku ishte futur që prej humbjeve të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit dhe kërcënon fort kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Mitropolitim Amfilohije, pas ceremonisë së tij për të ngritur kishën kushtuar mbretit serb karagjorgjeviç në Cetinje, ish-kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi .

“Nëse Amfilohije vendos një gur, ai do të shembet. Thjesht nuk mund të ndodhë. Sigurisht, nëse ai shkon dhe vendos një gur, ai gur do të shembet, dhe ai e di këtë dhe kjo është arsyeja pse nuk do të shkojë. Sigurisht, ai ka njoftuar qëkur erdhi në 1989, se do të shembë Mauzoleun dhe se do të ngrejë dhe kthejë kishën e Karagjorgjeviçit. Sigurisht, nuk ka asnjë shans për këtë pasi do të ndalet nga ata që duhet ta ndalojnë dhe që tashmë ia kanë thënë atë.

Qytetarët e Cetinjës e thanë hapur se do të pengojnë çdo lloj veprimi të tillë”, deklaroi Gjukanoviç për televizionin e Bosnjës Face TV, i cili ngaqë transmeton në gjuhën serbo-kroate është i ndjekur thuajse në të gjithë territorin e ish-jugosllavisë. Është një lloj anti-Sputnik-u properëndimor.

Gjukanoviç, megjithatë ka përshëndetur qëndrimin e mazhorancës së re parlamentare për të ruajtur të paprekura qëndrimet për anëtarësimin në NATO por edhe për të mos tërhqur njohjen e Kosovës.

“I përshëndes ata për këto qëndrime dhe ne si opozitë do të japim ndihmën tonë për këtë. Kemi vetëm një deputet më pak se ata dhe besoj se kemi mundësitë për të zhvilluar një jetë opozitare konstruktive”, tha Gjukanoviç.

Nga ana tjetër, Presidenti i Malit të Zi, i cili ka edhe dy vjet mandat si kryetar i shtetit, u ka bërë të ditur kundërshtarëve të tij që kanë ardhur në pushtet, se e vetmja mënyrë për të pasur sukses ata, do të duhet të mos ndjekin një politike përplasëse me të.

Ndërkaq, Gjikanoviç ka deklaruar se në Ballkanin Perëndimor janë kthyer fantazmat e vitit 1990 përpara kohës së luftës.

“Idetë në atë kohë ishin për të formuar një Serbi të madhe, një Shqipëri të madhe dhe një Kroaci të madhe. Pasoja e këtyre ideve të çmendura është një tragjedi e madhe në të cilën gati 150,000 njerëz humbën jetën “, tha Gjukanovic.

Sipas tij, Serbia e ushqen Malin e Zi me një gojë nacionaliste për shkak të Kosovës. Duke folur për qëndrimin e Serbisë ndaj Malit të Zi, Gjukanoviç shtoi se në disa media të Serbisë, malazezët etiketohen sipas disa shtampave të vjetra të para kohës së luftës.

“Malazezët i quajnë Milogorci, madje edhe më keq se kaq, Malazezët janë Ustashë, ??gjë që tregon mosrespektim elementar, d.m.th., për këdo që e njeh historinë, dhe që lexon me kujdes mediat tona dhe realitetin tonë politik dhe shoqëror, kështu që është plotësisht e qartë se bëhet një uverturë për të zgjuar ndjenjat më të egra tek elementët radikalë.

Ata thonë se Mali i Zi gabimisht shpalli pavarësinë e tij në 2006, pasi është një pjesë e natyrshme e botës serbe, një pjesë natyrore e Serbisë së Madhe dhe ndoshta, përveç rrethanave në të cilat filloi procesi i zyrtarizimit të Kosovës së pavarur, një lloj ushqimi për të ushqyer gojën e uritur nacionaliste”, deklaroi Presidenti i Malit të Zi.

Duke folur për humbjen e tij në zgjedhje, ai fton që të mos bëhet një dramë.

“Në Evropë, gjëja më normale është ndryshimi i qeverisë dhe kjo bëhet më normale pas një qeverisje prej 30 vjetësh. Unë nuk do t’ju them se dikush nga Evropa këtu ka qenë i përfshirë në dhënien e mbështetjes për njërën palë ose tjetrën. Por unë, për shembull, nëse do të isha përfaqësues i Evropës, do të isha i interesuar që çdo vend, në çdo rajon evropian, të vazhdojë në rrugën evropiane. Unë e di që është e shëndetshme për një jetë demokratike që autoritetet të ndryshojnë”, tha Gjukanoviç.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT