Grafiku/ Si u rrit numri i infeksioneve të reja në Shqipëri nga fillimi i qershorit, paralajmërimi i fortë i ekspertit të OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehu e shqetësuar në lidhje me numrin e larët të rasteve të reja të shënuara në Europë ditët e fundit.

Për pasojë, disa vende kanë forcuar masat, mes të cilëve edhe Franca, Spanja e Greqia.

Grafiku/ Si u rrit numri i infeksioneve të reja në Shqipëri nga

Ekspertët shprehen të shqetësuar për rritjen e mëtejshme të infeksioneve me ardhjen e dimrit, ku për shkak të temperaturave të ulëta, njerëzit rrinë më shuam në ambiente të mbyllura, së bashku.

Ndërkohë, Euronews ka publikuar grafikë që tregojnë rritjen e numrit të rasteve të reja të infeksioneve në vendet e Europës.

Në Shqipëri, shihet se vendi ka filluar të shënojë një rritje në rastet e reja më 9 qershor, me 36 të sëmurë, ndërsa rekord ka shënuar 24 gushti, me 178 raste të reja.

Drejtori i Urgjencës i OBSH-së Mike Ryan tha se “në çdo vend të vetëm ku presioni mbi virusin është lehtësuar dhe ku virusi ende po qarkullon në komunitet, ka pasur një përmbysje të shifrave të të prekurve. Çështja tani shtrohet se sa efektivë do të jenë autoritetet në marrjen e masave për të reaguar ndaj kësaj rritje të numrave”.

“Hipoteza që sëmundja vjen natyrshëm është një hipotezë që bazohet në pandemitë e mëparshme dhe viruse të tjera të frymëmarrjes siç është gripi”, shtoi Ryan.

Sipas Sarah Fortune, një profesore e Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, “Ne gjithmonë duhet ta konsiderojmë veten në rrezik derisa të kemi imunitet – gjë që asnjë komunitet nuk e ka arritur – ose derisa të kemi një vaksinë. Të flasësh për valën e parë ose të dytë nuk është një koncept super preciz”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT