Grekët në alarm: Rama ishte në Turqi para vizitës në Athinë, ja plani i Erdoganit

Një ditë para se kryeministri shqiptar të mbërrijë në Athinë, në vendin fqinj ka shqetësim, pasi vizita e Edi Ramës u parapri nga një takim me presidentin turk, Erdogan.
Mediat greke hedhin akuza se presidenti turk mund të ndërhyjë në paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Qeveria greke është thellësisht e shqetësuar nga fakti që kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili do të vijë nesër në Athinë për t’u takuar me Kyriakos Mitsotakis dhe për të marrë pjesë në konferencën që do të mbahet në Lagonisi, zhvilloi një takim të papritur me presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan” shkruajnë mediat greke.
Kujtojmë se Greqia ka shpalosur planin e saj për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.
Edhe pse nuk ka ende detaje, deklaratat e vendit fqinj kanë shkaktuar shumë polemika në Tiranë.