Hapja e listave dhe koalicionet/ PS paralajmëron PD-LSI, fton Hajdarin të bëjë propozimet

Përfaqësuesit i mazhorancës në Këshillin Politik ka ftuar deputeten opozitare, Rudina Hajdari të depozitojë propozimet e saj në Komisionit të Ligjeve të bëjë propozimet e saj në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Duke ftuar edhe opozitën jashtëparlamentit që të bëjë të njëjtën gjë brenda afateve, Gjiknuri u shpreh se mazhoranca është e gatshme për diskutime.

“Në rast se opozita jashtëparlamentare, brenda afateve që na ka caktuar Kuvendi, do të vazhdojë të refuzojë ftesën për të dhënë kontributin e saj me amendamente konkrete të Kodit Zgjedhor, Ju si opozitë parlamentare keni gjithsesi të drejtat dhe hapësirat e plota ligjore për t’i bërë amendamentet tuaja pjesë të diskutimit që do duhet të zhvillohet padiskutim në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe grupin përkatës të punës ku përfaqësohet si mazhoranca ashtu edhe minoranca në Kuvend.

Duke ju ftuar të depozitoni një kopjo të propozimeve tuaja zyrtarisht edhe pranë Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, mbetemi në pritje që opozita jashtëparlamentare të depozitojë në Këshillin Politik ose në Kuvendin e Shqipërisë propozimet konkrete për amendamentet e Kodit Zgjedhor në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të 30 Korrikut”, shkruan Gjiknuri.

PS thotë se amandamentet e saj garantojnë hapjen 100% të listave.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik, Partia Socialiste depozitoi amendamentet e saja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si reflektim i ndryshimeve Kushtetuese të hyra tashmë në fuqi. Amendamente që në gjykimin tonë garantojnë plotësisht parimet kushtetuese për hapjen 100% të listave ashtu sikurse sigurojnë të drejtën e çdo qytetari për të vlerësuar nominalisht me votë preferenciale secilin kandidat e më tej duke ri rënditur listën përpara ndarjes përfundimtare të mandateve. Gjithësesi, duke konfirmuar se jemi plotësisht të gatshëm të diskutojmë rreth propozimeve tona me synim arritjen e një produkti me konsensus sa më të gjërë, në cilësinë e përfaqësuesit të mazhorancës kërkova nga përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Politik që të sjellin opinionin në raport me draftin tonë ose propozime alternative.”

Deputetja Rudina Hajdari i ka dërguar një letër Këshillit Politik, ku i kërkon që nesër, pra ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 të mblidhet për të punuar ‘non stop’ deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT