Hoti jep detaje për takimin në Shtëpinë e Bardhë: Do takojmë Pompeon dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar (Projektet që do të prezantohen)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka dhënë detaje në lidhje me takimin e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.
Përmes një shënimi në facebook, Hoti sqaron se do të zhvillohet një takim me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MÇ-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA dhe me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Hoti bën me dije se do të prezantohen projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë.
Statusi i plotë i Hotit
Delegacioni i Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MÇ-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj.
Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë.
Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.