Hoti: S’besoj se AAK-ja do të dalë nga koalicioni, Haradinaj gaboi që hodhi kandidaturën për president, zyra muk është bosh

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka folur për të ardhmen e koalicionit qeverisës që ai udhëheq, pas paralajmërimeve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër largimit.
Hoti ka thënë në emisionin “Pressing” se nuk pret që partia e Ramush Haradinajt të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur ai.
Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit. Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.
“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët. Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.