“Ishte në gjendje…”/ Zbardhet dëshmia e mjekëve për 65-vjeçarin që u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Covid/2 “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e djeshme, ku 65-vjeçari Hasan Mira është hedhur nga kati i katërt.

Bëhet e ditur se në polici kanë dhënë deklaratat e tyre disa familjarë të viktimës dhe mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mjekët kanë deklaruar pranë grupit hetimor se i moshuari ditën e djeshme kishte shfaqur një sjellje jo të qëndrueshme dhe ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Nga deklarimet e mjekëve të turnit dhe atyre që kanë ndjekur rastin e tij, mësohet se 65-vjeçari në momentin që ka kryer aktin ekstrem, ka qenë i vetëm në dhomën ku ishte shtruar, e cila kishte vetëm një dritare.

Ndërkohë mbesa e viktimës tregoi se 65-vjeçari ka vuajtur më herët nga depresioni dhe është kuruar. Sipas saj, lajmi se ishte prekur nga koronavirusi e rëndoi më tepër gjendjen e tij psikologjike.

Mira, vetëm para dy ditësh kishte rezultuar i infektuar me Covid-19 dhe ishte shtruar në spitalin Covid/2. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo në gradën e intubimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT