‘Jeni 5 mijë dhe hiqeni si 5 milionë’, Kreshnik Spahiu përplaset me Panajot Barkën: Po të shkosh në Greqi nuk të njeh asnjë, njerëzve si ty…

Themeluesi i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu është përplasur me studiuesin Panajot Barka në studion e emisionit “Open”.

Spahia i ka thënë Barkës se minoriteti grek në Shiqpëri përbëhet nga rreth 5000 persona, por ky minoritet hiqet sikur janë 5 milionë, për shkak se shqiptarët i repsektojnë edhe më shumë se veten e tyre.

AI i është drejtuar Barkës duke i thënë se Barka po të shkojë në Greqi nuk do e njohë askush, por njërëzve si ai i pëlqen të tërheqin vëmendjen dhe të thonë që Shqipëria influencohet nga Erdogani.

“Në 2009 keni 12 deputetë të parlamentit të Shqipërisë nga shqiptarë janë bërë grekë. Zoti Barka po të shkojë në Greqi nuk e njeh askush, por në Shqipëri respektojmë minoritarët më shumë se veten tonë. Njerëzve si Panajoti i intereson të tërheqin vëmendjen dhe të thonë që ne influencohemi nga Erdogani. Ju jeni 5000 veta dhe hiqeni sikur jeni 5 milionë”, tha Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT