“Jo çdo ecuri socio-ekonomiko-politike larg normales duhet t’i vihet në kurriz pandemisë”, mjeku Kalo: Politizimi i virusit nuk sjell dobi, por vetëm tollovi

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka folur për situatën e Covid në një kohë kur në vendin tonë ka nisur shkolla.

Ai shkruan në një status në Facebook, se mos-funksionimi i duhur i shtetit gjatë “flamës mbarëbotërore” nuk sjell dobi por vetëm tollovi.

Sipas Kalos, politizimi i tejskajshëm i infeksionit, është jo i shëndetshëm për situatën socio-ekonomike.

Statusi i plotë:

KOHË KOVIDIANE….Sapo ranë zilet e para të fillimit të vitit të ri shkollor, ndaj dhe apeli im i mëposhtëm është i plotëqëllimtë….NDËRTHURJA e mos-funksionimit të duhur të SHTET-it me “flamën mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19, NUKU sjedh dobi por vetëm TOLLOVI….Jo cdo ecuri larg normales e dukurive socio-ekonomiko-politike, DUHET me patjetër t’i vihet në kurriz Pandemisë nga infeksioni Sars-Cov2/Covid-19….POLITIZIMI i tejskajshëm i infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19, rezulton të jetë jo i shëndetëshëm në përballjen me të si dhe në shëndoshjen e shpejtë të situatës socio-ekonomike të vendit….Një dukuri e tillë epidemiologjike patjetër që është kufizuese, POR jo rrënuese në mos-funksionalitetin e duhur të SHTETIT….KEMI VITE që po dëgjojmë daljen nga gjokset e ngrefosura të PUSHT-SHTETARËVE tanë, të togfjalëshit se: “PO BËJMË SHTET”, por bërjen e PUSHT-SHTETIT në kurriz të shtetit e kemi parë dhe ndjerë në jetët tona përditë….A ËSHTË menduar dhe punuar që të ndërtohet SHTETI, sepse më së pari DUHEN hedhur themelet e tij….”Themeli i një shteti është arsimimi i të rinjvë të tij.” – shprehet Diogenes Laertos….Janë shkruar e mbrotjur disa reforma për Arsimin tonë DEMON-KRATIK….Janë bërë dhe po bëhen shumë eksperimente në kurriz të tij…Janë hequr e vënë shumë e shumë Ministra, Drejtorë e specialistë në MASH – Ministrinë e Arsimit e të Shkencave, por NE ende jemi shumë larg së mbrituri në “Planetin MARS” (Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve sikundër emërtohej më parë kjo ministri)….DIJEDHËNIA dhe DIJEMARJA calojnë shumë cilësisht në funksionalitetin e tyre, por jo në PR-in e lëvrimit të tyre….”Analfabetizimi funksional” është një dukuri evidente mes të rinjve tanë….ATA/ATO kanë sot në CV-të e tyre më shumë Diploma se dje, POR ata/ato kanë njëkohësisht edhe më pak njohuri sepse në më të shumtën e rasteve ato diploma, janë të pa merituara dhe të pa justifikuara në krahasim me dijemarrjen e bartësit të tyre….TITO e pasardhësit e tij, këta antishqiptarë të përbetuar, goditjen më të dhunëshme ja dhanë cilësisë së arsimimit në Kosovë dhe në jugun e Sërbisë, apo sikundër ajo njihet me Kushtetutën e Kacanikut të 2 Korrikut 1990, si Kosova Lindore….

”MIQTË” tanë Grekë këmbëngulin në mos ekzistencën e minoritetit arvanitas, gurthemelit të Revolucionit Grek dhe themelimit të Greqisë moderne pas shkëputjes nga sundimi Otoman, duke mos i lejuar ata të arsimohen në gjuhën e tyre amëtare….NUKU ishin dhe nuku janë më larg kësaj dukurie antikombëtare përkundrejt arsimimit të shqiptarëve, edhe autoritetet në të ashtuquajturën Maqedoni Perëndimore….Ndaj edhe jo rastësisht trevat e banuara nga Shqiptarët etnikë janë lënë të keqzhvilluara në cdo infrastrukturë, POR më së keqazi në infrastrukturën arsimore….FRIKA nga ndërgjegjësimi kombëtar dhe arsimimi cilësor i shqiptarëve në TROJET ARBËRORE, është i kuptueshëm për tronditjen e themeleve të këtyre shteteve artificialë, të krijuara dhe zgjeruara në kurriz të trojeve tona dhe largimit të shqiptarëve shpesh me dhunë prej tyre ose në lënien e tyre të pa arsimuar cilësisht.….PO në Shqipëri përse vijojnë të ndodhin dukuri të tilla??…A jemi ne të vendosur për hedhjen e themeleve të Shtetit apo për vijimësinë e bërjes dhe mbajtjes së PUSHT-SHTETIT??….ARSIMI dhe proceset e DIJEDHËNIES e DIJEMARJES në të, e kanë të domozdoshme një ndërhyrje shumë të thellë në to për shëndoshjen sa më cilësore të tyre, NËSE vërtet NE pretendojmë dhe kërkojmë të bëjmë SHTET….”Qëllimi i shtetit model nuk është thjesht t’u sigurojë të mirat materiale qytetarëve të saj, por edhe të krijojë të ardhmen e tyre” – shprehet Al-Farabi…. THEMELET e kësaj ardhmërie shihen te ARSIMIMI dhe EDUKIMI cilësor i këtyre qytetarëve…..Quo vadis Shqipëria ime e këndej dhe andej Drinit!!!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT