Jo vetëm qytetarët, në Kosovë u gjobitën dhe u pezulluan nga puna edhe policët që nuk respektuan masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka vendosur në total më shumës e 24 mijë gjoba ndaj qytetarëve që nuk kanë respektuar masat anti-COVID, ndërsa ka patur edhe shumë të arrestuar.

Por në këtë shifër përfshihen edhe policë të cilët kanë shpërfuillur vendimet e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar që gjatë muajve kur kishte kufizime nga pandemia, ka patur policë që janë gjobitur, pezulluar dhe madje arrestuar për mosrespektimin e masave anti-COVID.

“Më dyshimin për vepër penale për mosrespektim të vendimeve të  Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19, IPK ka arrestuar dhe suspenduar një zyrtar policor si dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kallëzim penal në prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

“Si rezultat i realizimit të Planit Operativ të IPK-së “Monitorimi i respektimit te vendimeve mbi zbatimin e masave kundër përhapjes së COVID-19″ me rekomandimin e IPK-së janë suspenduar katër zyrtarë policorë për tre ditë.
Kurse një (1) zyrtar policor është suspenduar pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vetizolimit (rast ky që është dërguar për trajtim administrativ disiplinor në Policinë e Kosovës)”, bën të ditur IPK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT