Jozefina Topalli: Pse Berisha e mbështet ende Lulzim Bashën

Ka patur gjithmonë një mospërputhje mes Jozefina Topallit që kritikon ashpër Lulzim  Bashën dhe Sali Berishës që e ka mbështetur atë.

Ndërkohë që vetë Topalli është dhe ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha të zotit Berisha.

Topalli, duke folur për gazetarin Roland Qafoku, thotë:

–A ka gabuar zoti Berisha në mbështetjen që i ka dhënë zotit Basha?

-Unë besoj se po.

-Po pse vazhdon ta mbështesë?

-Unë mendoj se ai vazhdon të bëjë betejën e tij kundër qeverisë. Ai ka thënë që unë nuk kërkoj më karrigen e kryetarit të partisë. Unë e besoj për atë që ka thënë.

-Pse e ka bërë zoti Berisha sipas jush këtë?

-Në jetën politike edhe unë mund të kem bërë disa sponsorizime apo emërime që më vonë kanë dalë ndryshe nga sa i kisha parashikuar. Nuk e di nëse është ky rast por unë jam vetë njeriu që kam gabuar disa herë në jetën time politike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT