Kalimi i shqiptarëve në Greqi, Policia Kufitare jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Numri i qytetarëve shqiptarë që duan të kalojnë në Greqi nga Kapshtica dhe Kakavija vijon të jetë i kufizuar.

Policia Kufitare ka bërë me dije se sot në mesditë është plotësuar kuota dhe apelon që të tjerët qytetarë që kanë planifikuar të udhëtojnë për sot drejt Greqisë nga Kapshtica mos vijojnë pasi për sot policia greke e ka pezulluar punën.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme,” njofton policia.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT