“Kemi gabuar me asimptomatikët”, kryevirologu amerikan: 50% e infektimeve ndodhin prej tyre

“Kemi gabuar me asimptomatikët Sars-CoV-2”.

Kështu u shpreh kryevirologu amerikan Anthony Fauci i cili theksoi se “ajo që nuk e dinim në fillim ishte se rreth 45-45% e rasteve të infeksionit janë asimptomatikë”.

Sipas Fauci, studimet e fundit kanë treguar se ndoshta deri në 50% e transmetimeve ndodhin nga një person asimptomatike te një personi i pa infektuar.

Për të rishikuar rolin e asimptomatikëve, Fauci tha gjithashtu se “Ne nuk mund ta injorojmë infeksionin asimptomatik të Sars-Cov-2, “sepse ky është një komponent i rëndësishëm i pandemisë.”

“Ndonjëherë ndodh të bësh një deklaratë bazuar në të dhënat që ke”, nënvizoi eksperti i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Niaid), teksa më herët kishte deklaruar se asimptomatologjia nuk dukej se kryesonte pandeminë dhe se transmetimi prej tyre dukej i rrallë.

“Një nga gjërat që kam mësuar gjatë viteve është se të dhënat evoluojnë dhe duhen ndryshuar udhëzimet dhe rekomandimet”, tha Fauci.

Duke folur në lidhje me vaksinat në zhvillim, eksperti amerikan tha se ato janë “Një arritje e pashembullt për komunitetin shkencor, e bërë e mundur nga dekada përparimesh në teknologjinë e vaksinave dhe një qasje e koordinuar strategjike nga të gjitha qeveritë, industria dhe akademitë.

Ai gjithashtu njoftoi se sot ka nisur faze e tretë e provave klinike e vaksinës që po zhvillohet nga kompania farmaceutike “Jannsen”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT