Kërcënon Albin Kurti: Nuk do e ratifikojmë marrëveshjen Kosovë-Serbi (Mesazhi për SHBA)

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti premton se nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, kur të vijë në pushtet.
Pasi e kritikoi hapur menjëherë pas nënshkrimit, Kurti tashmë shprehet plotësisht kundër kësaj marrëveshjeje, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe SHBA-ve që patën rolin e ndërmjetësit.
“Ne nuk jemi të detyruar nga zotimet që bën kryeministri i paligjshëm i Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë.
Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme,” shkruan Kurti në Twitter.