Këshilltari i Thaçit: As 61 deputetë s’janë të interesuar ta mbrojnë UÇK-në

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, komentues standard i çdo ngjarje në vend, ka shkruar edhe për atë “se kush e mbron e kush jo” Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Behramaj me matjet e tij thotë se nga 100 deputetët shqiptarë, as 61 prej tyre nuk janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së.
“Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë s’janë të interesuar që ta mbrojnë luftën e UÇK-së”.
“S’janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës”.
“Ndërsa, nga ana tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së”, ka shkruar Behramaj.