Kim: Sot afati i fundit për aplikime në FBI-në shqiptare, çohuni dhe veproni kundër krimit

Ambasadorja e SHBA në Tiranë u bën thirrje të gjithë atyre që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e BKH-së se afati i fundit është sot.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos rrini ulur dhe të ankoheni – çohuni dhe veproni”, shkruan Kim.
Hetuesit e BKH-së kanë përgjegjësinë të kryejnë hetime penale nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm dhe kanë statusin e oficerit të policisë gjyqësore. Sistemi i përzgjedhjes së hetuesve të BKH-së është një proçes sfidues mendor dhe fizik, i përgatitur për të gjetur kandidatët më të aftë dhe me integritet. Ata që janë të suksesshëm në proçesin e përzgjedhjes do t’i bashkohen një skuadre elitë që mbështet Prokurorët e Prokurorisë së Posaçëm të cilët do të ndjekin dhe hetojnë veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Time to take action against corruption & organized crime in Albania. This is an opportunity to make a difference by becoming a special investigator of NBI. Application deadline is midnight tonight. https://t.co/ylPGTv291z Don't be content to sit & complain – get up & TAKE ACTION! pic.twitter.com/pH94e7cdde
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 29, 2020