‘Kishte frikë nga Basha’, Berisha bën deklaratën e fortë: Rama iku nga Durrësi pas darkës me…

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama vendosi të largohej nga kandidimi në Durrës, për shkak të frikës nga Lulzim Basha, duke qenë se ky i fundit do të kandidojë në Durrës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha Rama u kthye në Vlorë, pas një darke që pati me Lefter Kokën dhe Indrit Doklen, ku këta të fundit i kanë thënë se nuk e marrin përsipër dhe se është i pashpresë.

“Edi Rama është i fundosur. E morët vesh lajmin e fundit?! Rama iku nga Durrësi, vajti në Vlorë. E dha vetë lajmin. Iku nga Durrësi, sepse thuhet se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ja morën përsipër, i thanë ‘je i pashpresë’. Dhe sot ai u kthye në Vlorë”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT