“KOHA PËR DREJTËSI”, Meta bën thirrjen e FORTË: Janë shpërdoruar miliona euro! Hetim dhe ndëshkim i përgjegjësve

Presidenti Ilir Meta kërkon hetimin dhe ndëshkimin e atyre që i quan përgjegjës të shpërdorimit të miliona eurove, lidhur me çështjen e landfillit të Porto-Romanos dhe depozitimin e mbetjeve në Sharrë të Tiranës.

Teksa shpërndan një investigim të “Reporer” lidhur me këtë çështje, Meta thotë se Durrësi “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”.

Reagimi i plotë i Metës:

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve  të Durrësit është zgjidhja e vetme.

KOHA PËR DREJTËSI!

gferge4h4hdfgh.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT