“Komunist i ndyrë…”/ Plas në Parlament, Alimadhi nuk del nga salla, Ruçi: Të nxirret me forcë (VIDEO)

Seanca plenare është ndërprerë për të dytën herë, kësaj radhe për një afat më të gjatë për shkak se deputeti i opozitës së re, Adriatik Alimadhi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja edhe pas përjashtimit nga kjo seancë.
Ndonëse pa mikrofon, Alimadhi ka hedhur akuza të forta dhe madje e ka quajtur Ruçin ‘komunist i ndyrë’, ndërsa kryetari i parlamentit është detyruar më pas të ndërpresë seancën deri në orën 12:45.
“Siguria e parlamentit duhet të kishte nxjerrë më forcë. Ndërpritet përsëri seanca për arsye të keqsjelljes së deputetit. Është shekulli i mendjes nuk është shekulli i forcës se po të ishte e tillë….Atëherë seanca ndërpritet, do të fillojë në orën 12:45”, deklaroi Ruçi.