Koronavirusi/ 151 të infektuar në 24 orët e fundit, ja sa persona janë shëruar

Ministrisë e Shëndetësisë bëri me dije se 151 persona kanë rezultuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga 822 testime të kryera në total.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 52 persona.
Situata vijon të jetë shqetësuese në spitale.
Aktualisht po marrin trajtim shëndetësor 192 persona, prej të cilëve 19 në terapi intensive dhe 5 në intubim.
Në 24 orët e fundit, në Shqipëri ka humbur jetën vetëm 1 pacient i prekur me koronavirus.