Koronavirusi/ Rekord të infektuarish, ja sa persona janë të intubuar dhe në terapi intensive

Situata në spitalet COVID në Shqipëri vijon të jetë serioze. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në dy spitalet COVID, janë të shtruar 179 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar”
Gjatë 24 orëve të fundit, 167 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus në vendin tonë, nga 862 testime të kryera.
Ashtu si edhe ditët e tjera, rekordin e të infektuarve e mban sërish Tirana, por raste janë shënuar edhe në Durrës dhe Lezhë.
Lajmi i mirë është se kemi 46 të shëruar.
“Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.
Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:
88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.”
Apeli i ministrisë
Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.
Respektoni distancimin fizik
Vendoseni maskën
Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.
Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.