Kosova/ Gati i njëjti trend në ulje, 46 raste të reja me COVID-19, 2 viktima

Dy të vdekur dhe 46 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë
Lajmi i mirë është se numri i të infektuarve është i ulët, ndërsa raportohet se janë shëruar 77 pacientë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 560 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641.