Kosova sot shënon 29 vjetorin e mbajtjes së Referendumit për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur

Kosova sot shënon 29 vjetorin e mbajtjes së Referendumit për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.
Më 26 shtator të vitit 1991 në gjitha vendbanimet e Kosovës është organizuar referendumi ku ka marrë pjesë një përqindje e lartë e qytetarëve.
Në këtë referendum për pavarësinë e Kosovës, morën pjesë gjithsej 914,802 votues dhe 99.98 votuan pro pavarësisë, raporton Zeri.info.
Me shumicë absolute u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.
Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës. /Zëri