Kryemadhi akuzon Metën për ‘diktaturë’ në parti: Nuk jam më e mirë se Iliri, por ja çfarë do bëj ndryshe

LSI shkon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare me Monika Kryemadhin si kryetare.

Po çfarë do bëjë ndryshe nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi?

Kryetarja e LSI, deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se do jetë më demokratike se Meta në përzgjedhjen e kandidatëve.

“Monika Kryemadhi do jetë më demokratike në përzgjedhjen e kandidatëve. Ata që do përfaqësojnë LSI do jenë djem dhe vajza të reja të lidhura me LSI dhe komunitetin. Do jenë të lidhura më shtresat që përfaqësojnë . Nuk mund të them se jam më e mirë se Ilir Meta, por LSI do ketë rregulla të reja për përzgjedhjen e kandidatëve, por edhe do hapet si parti. Do kemi kandidatë nga bota ekonomike, por më pak nga bota e biznesit. Parlamenti nuk mund të jetë I varur nga deputetë biznesmenë, pasi mund të ketë konflikt interesi.”, deklaroi Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT