Kryeministri italian: Integrimi i Shqipërisë në BE duhet të vazhdojë, në të kundërt rrezikohet…

“Integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të ish Jugosllavisë në Bashkimin Evropian është një proces që duhet të vazhdojë”.
Kështu u shpreh kryeministri italian, Giuseppe Conte, duke folur në konferencën Konferencën për 45 vjetorin e Traktatit të Helsinikit, mbajtur sot në Romë në Pallatin Borromeo.
“Janë pesë vende të ish Jugosllavisë dhe Shqipëria, të cilat aspirojnë të jenë pjesë e familjes europiane. Është një proces shumë kompleks e shumë delikat”, tha Conte.
Ai shtoi se nëse nuk arrihet ky objektiv, do të rrezikonte që këto shtete të hedhin sytë nga Europa, drejt “aleatëve të vjetër”, të tillë si Federata Ruse.
“Procesi i integrimit evropian duhet të arrihet absolutisht edhe sepse nëse nuk e arrijmë këtë objektiv do të rrezikonim të shohim këta partnerë të kthejnë vështrimin e tyre nga Evropa drejt aleatëve të vjetër, të tillë si Federata Ruse”, u shpreh ai.