Ku ka vendosur të kandidojë për deputet në 25 prill? Sali Berisha: Këtë herë e kam betejë kundër të keqes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur edhe në zgjedhjet e 25 prillit vullnetin për të qenë kandidat për deputet në listat e PD, por i pyetur për zonën ku do të garojë, ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur.

Megjithatë, ai shtoi se protagonizëm nuk do ketë, por mandatin e deputetit e sheh më shumë si një “betejë kundër të keqes”.

“Nuk e kam vendosur ende, por protagonizëm nuk kam”, tha Berisha.

Nuk u lodhe duke qenë deputet, e pyet Arian Çani?

“Këtë herë është betejë kundër të keqes. I kam patur të gjitha funksionet, e kam dorëzuar karrierën time, por kjo është betejën dhe e ndjek me bashkëluftëtarët e mi”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT