“Ligji special” për Ilir Metën, caktohen tre deputetët që do të fusin në “kllapën” ligjore Presidentin

Adnor Shameti, Alban Zeneli dhe Vasilika Hysi do të jenë tre deputetët që do të mandatohen nga Kuvendit për të hartuar ligjin e ri për Presidentin e Republikës.
Drafti në fjalë parashikon që “ta fusë kreun e shtetit brenda kornizave ligjore” pasi deri tani nuk ka asnjë ligj specifik për Presidentin.
Ky grup pune do të miratohet në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe parashikon që tre ligjvënësit të kenë afat deri më 30 shtator për të depozituar nismën konkrete, e cila më pas do futet në procedurat parlamentare me synimin që të miratohet sa më parë.
Këtë porosi, për miratimin e një ligj për kreun e shtetit e la vetë kryeministri Edi Rama në seancën plenare të 7 shtatorit ku mesa duket, deputetët socialist kanë vijuar me përmbushjen e kësaj kërkese.